
Shkup, 25 gusht 2021 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Tabanocë, për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta, informoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.