Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

Në Strugë në mënyrë madhështore u shënua edicioni i nëntë i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”

Në Qendrën e Kulturës "Vëllezërit Milladinov"- Strugë në mënyrë madhështore u shënua edicioni i 9-të i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”.  Nëntë vite punë kolosale dedikuar fëmijëve, punë me shumë sfida dhe përpjekje. Filloi si një ëndërr dhe krijoi një shembull të suksesshëm për gjeneratat e ardhshme, thonë organizatorët. Në këtë festival brenda këtyre 9 viteve u realizuan 150 këngë premierë, interpretime solo, në kor apo vallëzim me mbi 430 fëmijë.

Shkup, 2 qershor 2022 (MIA)- Në Qendrën e Kulturës “Vëllezërit Milladinov”- Strugë në mënyrë madhështore u shënua edicioni i 9-të i Festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”.  Nëntë vite punë kolosale dedikuar fëmijëve, punë me shumë sfida dhe përpjekje. Filloi si një ëndërr dhe krijoi një shembull të suksesshëm për gjeneratat e ardhshme, thonë organizatorët. Në këtë festival brenda këtyre 9 viteve u realizuan 150 këngë premierë, interpretime solo, në kor apo vallëzim me mbi 430 fëmijë.

Organizatorja e Festivalit, Fitore Istrefi Alushi theksoi se puna e palodhshme dhe përkrahja e prindërve ndaj fëmijëve në qytet solli me sukses edicionin e 9-të të festivalit.

“Me një ide fillestare nga Mendi Qyra si shtyllë kryesore e festivalit dhe përkrahje të vazhdueshme nga ana e Komunës së Strugës me në krye Ramiz Merkon, festivali nga një ëndërr e madhe për fëmijët sot arriti që në skenën magjike të debutojnë artistët mbarëkombëtar”, tha Istrefi.

Të pranishmit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti edhe kryetarja e këshillit komunal, Arbresha Vlashi e cila theksoi se Festivali për fëmijë është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë së pafund të interpretuesve të rinj ndaj muzikës, nëpërmjet së cilës shndërrohen dëshirat, gëzimet, përjetimet, ëndrrat, dashuritë, mallëngjimet e fëmijëve.

Gjatë konkursit u paraqiten rreth 47 konkurrentë, por nga juria profesionale e festivalit u pranuan 10 këngë më të kompletuara nga kompozitorët mbarëkombëtarë. Emrat të cilët u përzgjidhen nga juria profesionale e festivalit ishin Rozana Velaj, Andra Alushi, Ensar Baca, Vanesa Sadiku, Haja Rexhep, Dilara Rexhepi, Aida Ymeri, Vesa – Diorela – Dalina, Lorisa Islami dhe Aurela Lumani si dhe Amar Skenderi.

Në skenë u paraqitën 10 këngë premierë, por edhe disa të ftuar special. U ndanë çmimet nga juria profesionale si Avni Qahili – kryetar i jurisë, Njomza Mezini si dhe Rexhep Orhani të cilët ndan çmime në disa kategori, çmimi për zërin më të bukur, çmimin e parë të publikut, çmimi i parë TRIM dhe LUM edhe shume çmime të tjera.

Çmimi i festivalit iu nda këngës me titull “Botës i këndojmë” nga kantautori Vullnet Ibrahimi, kënduar nga Lorisa Islami dhe Aurela Lumani.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle