Botë SQBotë.Portal SQ

Në Sidnej vazhdohet mbyllja për edhe të paktën 14 ditë

 – Autoritetet australiane e vazhduan mbylljen në Sidnej për edhe të paktën 14 ditë, sepse as tri javë pas vendosjes së kufizimeve fillestare, nuk është parandaluar përhapja më serioze e koronavirusit gjatë këtij viti në atë qytet.

Sidnej – Autoritetet australiane e vazhduan mbylljen në Sidnej për edhe të paktën 14 ditë, sepse as tri javë pas vendosjes së kufizimeve fillestare, nuk është parandaluar përhapja më serioze e koronavirusit gjatë këtij viti në atë qytet.

Kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor, Gledis Berexhiklian, paralajmëroi se kufizimet do të mbeten në fuqi të paktën deri më 30 korrik, duke treguar se gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 97 raste të reja të infeksionit.

“Gjithnjë është e dhimbshme të thuhet, por ne duhet ta vazhdojmë mbylljen të paktën edhe dy javë. Ne duam të dalim nga kjo situatë sa më shpejtë që është e mundur dhe pikërisht për këtë duhet t’i zbatojmë masat të cilat i kemi në dispozicion”, theksoi Berexhiklian.

Mbyllja tani është vazhduar dy herë, numri i përgjithshëm i konfirmuar i infeksioneve nga mesi i qershorit është diç më pak se 900, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja në mesin e pacientëve të infektuar me Kovid-19. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle