Kronikë SQKronikë.portal SQ

Në Shkup sanksionohen 283 shoferë, 95 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 sanksione, prej të cilave nëntëdhjetë e pesë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet e pesë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dyzet e një sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle