0_Maqedoni.Portal SQSektori civil SQShoqëri SQ

Në Shkup sanksionohen 148 shoferë, 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle