Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Në SHBA mbërriti një udhëtar nga Afrika me një infeksion të ri – “fruthi i majmunit”

Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) e konfirmuan rastin e parë të fruthit të majmunit në SHBA.

Uashington, 19 korrik 2021 (MIA) – Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) e konfirmuan rastin e parë të fruthit të majmunit në SHBA.

CDC dhe Ministria e Shëndetësisë së Teksasit kumtuan se te një shtetas amerikan, i cili ka udhëtuar nga Nigeria në Teksas, është konfirmuar fruthi i majmunit.

Udhëtari ka pasur dy fluturime në SHBA deri te destinacioni i fundit, Dallas – së pari ka fluturuar nga Nigeria deri në Atlantë, ndërsa pastaj nga Atlanta deri në Dallas, lajmëroi gazeta “Hill”.

Presoni është shtruar në spital në Dallas, ndërsa personat zyrtarë përpiqen të mbërrijnë deri te njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me personin e infektuar gjatë fluturimeve.

“fruthi i majmunit është i rrallë, por potencialisht një sëmundje shumë e rrezikshme virusale e cila zakonisht fillon me simptoma të gripit.

Varianti i fruthit të majmunit te personat nga Dallasi tashmë është vërejtur në Nigeri dhe Afrikën Perëndimore.

Infeksioni mund të zgjasë prej dy deri në katër javë, ndërsa sëmundja ka shkallë të vdekshmërisë prej rreth një për qind. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle