Korrespondentë MaqedoniPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Në rajonin e Strumicës dhe Radovishit deri në ora 17:00 më e vogël është jehona në Novo Sellë, më e madhe në Konçe

Në gjashtë komuna  në rajonin e Strumicës dhe Radovishit deri në ora 17:00 më e vogël është jehona në Novo Sellë ku janë regjistruar 11.309 votues, ndërsa deri tani kanë votuar 34,47 për qind, ndërsa më e madhe është jehona në Konçe ku nga 2.768 votues të regjistruar kanë votuar 63,68 për qind.

Strumicë, 17 tetor 2021 (MIA) – Në gjashtë komuna  në rajonin e Strumicës dhe Radovishit deri në ora 17:00 më e vogël është jehona në Novo Sellë ku janë regjistruar 11.309 votues, ndërsa deri tani kanë votuar 34,47 për qind, ndërsa më e madhe është jehona në Konçe ku nga 2.768 votues të regjistruar kanë votuar 63,68 për qind.

Në Strumicë jehona është 40,80 për qind nga 48.800 votues, Bosilovë 44,50 për qind prej 12.327, Radovish 42,81 për qind nga 24.540 dhe në Vasilevë 44,81 për qind prej 10.681 votues.

Sipas informatave të komisioneve komunale dita zgjedhore deri tani kalon në atmosferë të qetë dhe demokratike, ndërsa vetëm  në KZK  Radovish janë dorëzuar tre kërkesa nga qytetarët për realizimin e të drejtave personale të votimit.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle