0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQShoqëri SQ

Në procedurë qeveritare janë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në përgatitje është edhe ligji i ri për punësim të personave me pengesa

Në procedurë qeveritare janë ndryshimet e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me të cilat mes tjerash parashihet që fëmijët me pengesa të kenë të drejtë prioritare gjatë regjistrimit në kopshtet publike të fëmijëve, si dhe rritje të kompensimeve në të holla për të drejtën e shtesës së posaçme për 15 për qind, lirim nga participimi i fëmijëve me pengesa prej moshës 26-vjeçare, si dhe ulje të kufirit të moshës për shfrytëzim të kompensimit të përhershëm në 60 vite për gra, përkatësisht 62 vjeç për burra për ata prindër të cilët kanë fëmijë me pengesa dhe të cilët deri në moshën 26-vjeçare nuk i kanë vendosur në ndonjë institucion.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle