Evropë SQEvropë.Portal SQ

Në Pragë këtë të enjte do të mbahet mbledhja e parë e Bashkësisë politike evropiane

Projekti për platformë për dialog dhe bashkëpunim politik që e ka filluar Emanuel Makron, i cili do të bashkojë liderët e BE-së dhe 17 vendeve evropiane, do ta shohë dritën e ditës për herë të parë në Pragë të enjten, 6 tetor të vitit 2022. Stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës do të jenë në qendër të diskutimeve, siguron kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në letër-ftesën, pjesë të së cilës janë publikuar në disa media.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle