
Kumanovë, 31 tetor 2021 (MIA) – Në mënyrë të rrjedhshme po zbatohet votimi në Kumanovë, kumtoi kryetarja e KKZ-së, Brankica Dimkoviq. Të drejtë vote në komunën më të madhe në vend kanë 93.986 votues të cilët votojnë në 167 vendvotime.
Sipas të dhënave të KSHZ-së nga deri tani të përpunuarat, mbi 92 për qind deri në orën 15:00, dalja ishte 29,60 për qind.
Në Komunën Nagoriçan i Vjetër, të drejtë vote sot kanë 3.262 persona të cilët votojnë në 38 vendvotime. Votimi zbatohet pa pengesa, informoi kryetari i KKZ-së, Marjan Dailovski. Sipas të dhënave të KSHZ-së nga 82 për qind të përpunuarat, dalja deri në orën 15:00 ishte 39,57 për qind. ab/