0_Web_Aktuale SQBallkan SQBallkan.portal SQ

Në mbarë territorin e Shqipërisë janë shuar 175 zjarre, aktive mbeten 9 vatra

Pas dy javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra. Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare, njofton Top Çanell.

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle