0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Në Manastir deri ora 17 kanë votuar 45 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve

Komisioni zgjedhor komunal në Manastir informoi se deri ora 17 në zgjedhjet lokale kanë votuar 45 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën e vetme zgjedhore, ku janë evidentuar 80.882 qytetarë me të drejtë vote.

Manastir, 17 tetor 2021 (MIA) – Komisioni zgjedhor komunal në Manastir informoi se deri ora 17 në zgjedhjet lokale kanë votuar 45 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën e vetme zgjedhore, ku janë evidentuar 80.882 qytetarë me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor realizohet në 170 vendvotime në Komunën e Manastirit, ndërsa në Zgjedhjet lokale janë evidentuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunës dhe 14 lista me kandidatë për këshilltarë të Komunës së Manastirit.

“Deri në këtë moment nuk ka vërejtje në procesin zgjedhor”, deklaroi Igor Talevski, kyetar i KZK Manastir. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle