0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Në komunën e Gostivarit sot votojnë 123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Rrethi i dytë i votimeve për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale në komunën e Gostivart filloi me votimin e 123 qytetarëve, të cilët paraprakisht janë paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Gostivar, 30 tetor 2021 (MIA) – Rrethi i dytë i votimeve për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale në komunën e Gostivart filloi me votimin e 123 qytetarëve, të cilët paraprakisht janë paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Kërkesat e shtatë personave, komisioni i ka refuzuar. Të drejtë vote do të shfrytëzojnë edhe tre persona të cilët gjenden në paraburgim shtëpiak.

Nga KZK informojnë se përgatitjet për zbatimin e rrethit të dytë  nga zgjedhjet lokale 2021 kanë përfunduar dhe bëhet fjalë për shpëndarjen e materialeve zgjedhore deri te këshillat zgjedhore.

Në listën zgjedhore në Komunën e Gostibvarit janë regjistruar 81.083 votues, të cilët do të votojnë në 121 vendvotime. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle