0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Në Këshillin e Qytetit të Shkupit këshilltarë nga gjashtë parti dhe një listë e pavarur

Gjithsej gjashtë parti politike dhe një listë e pavarur e kandidatëve i kanë fituar vendet e këshilltarëve në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021.

Shkup, 24 tetor 2021 (MIA) – Gjithsej gjashtë parti politike dhe një listë e pavarur e kandidatëve i kanë fituar vendet e këshilltarëve në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021.

Më së shumti këshilltarë i ka VMRO-DPMNE – 18, më pas pasojnë LSDM – 12, BDI – 5, E Majta – 4, ASH/A-2, PLD/RDM – 2, Qytet i gjelbër human – 2 pozita këshilltarësh.

Këshilli i numëron 45 pozita, ndërsa për shumicën të nevojshme janë 23 pozita këshilltarësh.

Gjithsej kanë votuar 229.725 votues, prej të cilëve 217.706 janë të vlefshme dhe 12.019 janë fletëvotime të pavlefshme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle