0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Në Kërçovë 464 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 16 persona me Kovid-19 do të votojnë në shtëpi

- Gjashtëmbëdhjetë persona me Kovid-19 dhe në izolim janë regjistruar të votojnë në shtëpi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë. Në KKZ Kërçovë janë pranuar edhe kërkesa të 464 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, të cilët si edhe personat me Kovid-19 do të votojnë të shtunën.

Shkup, 27 tetor 2021 (MIA) – Gjashtëmbëdhjetë persona me Kovid-19 dhe në izolim janë regjistruar të votojnë në shtëpi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë. Në KKZ Kërçovë janë pranuar edhe kërkesa të 464 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, të cilët si edhe personat me Kovid-19 do të votojnë të shtunën.

“Për rrethin e dytë të zgjedhjeve nga zgjedhjet lokale që do të zhvillohet këtë fundjavë, në Komunën e Kërçovës janë regjistruar edhe 16 persona nga Kovid-19 dhe në izolim, të cilët kërkuan të votojnë në shtëpi. Votimi do të realizohet më 30 tetor, kur ekipi i Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë i përbërë nga një mjek dhe dy infermiere, do t’i vizitojnë shtëpitë e tyre ndërsa në shoqërinë e tyre mund të jenë edhe përfaqësues të partive politike të cilët kanë kandidatët e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve”, theksoi Aneta Tërpevski nga KKZ për Komunën e Kërçovës.

Tërpevski tha se për rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë janë regjistruar 134 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilët bashkë me 330 të sëmurët dhe të pafuqishmit e regjistruar paraprakisht do të votojnë në shtëpi më 30 tetor, ose në komunën e Kërçovës gjithsej 464 të sëmurë dhe të pafuqishëm do të vizitohen nga këshillat zgjedhorë të shtunën, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votës. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle