0_Magazinë.Portal SQMagazinë SQ

Në Kanë sonte fillon Festivali i Ndërkombëtar i Filmit, edicioni i 74-t me radhë

Në Kanë sonte fillon edicioni i 74-t i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku për Palmën e Artë do të garojnë 24 filma.

Kanë, 6 korrik 2021 (MIA) – Në Kanë sonte fillon edicioni i 74-t i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, ku për Palmën e Artë do të garojnë 24 filma.

Festivali do të hapet me filmin vendor të regjisorit Leo Karaksit – “Anet” (Francë. Në listën e filmave në garë për Palmën e Artë, mes tjerash, janë edhe veprat e italianit Nani Moreti, amerikanit Shon Penit, rusit Kiril Srebrenikovit dhe francezit Zhak Odijarit.

Në konkurrencë janë edhe “dispeçerja franceze” të regjisorit amerikan Ues Anderson dhe “Benedeta” të holandezit Poll Verhovenit.

Regjisori amerikan Spajk Li do të jetë kfryetar u jurisë, derisa aktorja amerikane dhe regjisore Xhodi Fostwri, megjithatë do ta marrë Palmën e Artë të nderit.

Më shumë se 60 filma do të shfaqen gjatë festivalit, i cili do të zgjasë deri më 17 korrik. Festivali i Kanës, i cili zakonisht mbahet në maj, u zhvendos në korrik të këtij viti për shkak të pandemisë së virusit korona. Nuk ka më orë policore apo kufizim për numrin e njerëzve në sallat e kinemasë në Kanë, por mbajtja e maskës mbetet e detyrueshme në ambient të hapur. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle