Kulturë SQKulturë.Portal SQTekste origjinale SQ

Ne duhet të pajtohemi me të kaluarën, por kurrë mos ta harrojmë atë!

Në familjen time kemi edhe gra, lufta dhe këmbëngulja e të cilave më mundësoi të jem këtu sot dhe të kem mundësinë të tregoj historinë e tyre.

Në familjen time kemi edhe gra, lufta dhe këmbëngulja e të cilave më mundësoi të jem këtu sot dhe të kem mundësinë të tregoj historinë e tyre.

Shkruan: Maja SUSHA

Si një e re që i ka kushtuar më shumë se 10 vjet karrierës së saj profesionale kërkimit dhe edukimit mbi Holokaustin, në mënyrë të lirë dhe krenare mund të them se në vendin ku jam rritur janë arritur suksese të mëdha në këtë fushë dhe jam e nderuar veçanërisht që kam qenë pjesë e krijimit të sektorit të parë shtetëror për edukimin e Holokaustit që është Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit në ITShKSh i cili u hap zyrtarisht në vitin 2019 dhe në kuadër të të cilit patëm mundësinë të publikojmë më shumë libra dhe memoare, por ato që ishin më të rëndësishmet për mua personalisht janë memoaret e dy hebrenjve të mbijetuara nga Shkupi dhe Shtipi, Mimi Kamhi Ergas dhe Shela Altarac, dy gra të forta, pasardhëset e të cilave jetojnë sot në Izrael dhe që së bashku kanë mbi një duzinë nipërish e mbesash.

Tema jonë sot u kushtohet atyre, sagës së tyre, dhimbjes që kaluan, por mbi të gjitha forcës së tyre për të mbijetuar në momentet më të vështira të jetës së tyre, por edhe për të vazhduar, për të krijuar familje dhe sot ata mund të përcjellin me krenari një histori ndaj gjeneratave të reja.

Në familjen time kemi edhe gra, lufta dhe këmbëngulja e të cilave më mundësoi të jem këtu sot dhe të kem mundësinë të tregoj historinë e tyre.

Stërgjyshja ime Zumbulika, ishte ndarë nga vajza e saj Stefanija, për gati 3 vjet, sepse e morën nga qyteti i vogël i Kragujevcit dhe e çuan në Gjermani. Asnjëherë nuk duan të na e tregojnë saktësisht të gjithë atë sagë, ndoshta sepse ka shumë dhimbje në gjithë historinë, por gjyshja ime Stefanija, në gjithë rininë e saj tragjike, fati i buzëqeshi sadopak.

Si një hebre e re e dërguar në një kamp përqendrimi në Gjermaninë naziste, një burrë, emrin e të cilit nuk na e tha kurrë, e gjeti dhe e dërgoi në shtëpinë dhe familjen e tij për ta marrë si shërbëtore.

Ajo tha: Ata ishin nazistë, por nuk më rrahën si në kamp, më dhanë ushqim dhe sigurisht që i bëja të gjitha punët e shtëpisë pa bërë asnjë pyetje. Duhej mbijetuar, nuk kisha zgjidhje tjetër, jeta ishte shumë e vështirë.

Në shtëpinë e tyre, ajo mësoi edhe gjermanisht, fliste shumë mirë gjermanisht, por kur ushtria e kuqe hyri në Berlin, atëherë familja duhej të largohej nga Gjermania, ajo tha se u nisën për në Argjentinë, nuk na i tha kurrë emrat e tyre, asnjëherë nuk i dëgjuam, përveç se i kanë dhënë ushqim për të ngrënë dhe nuk e kanë rrahur e keqtrajtuar, dhe se kishte shtratin e saj.

Më pas, përmes Kryqit të Kuq, e ka kuptuar se nëna e saj Zumbulika është në Maqedoni, kështu që vjen në Shkup dhe jeta e tyre vazhdon këtu, ku ka lindur nëna ime dhe ku kam rritur fëmijët e mi, djalin tim Llukën dhe vajzën time Helenën.

Edhe pse nuk e kemi në tërësi historinë e gjyshes sime, disi ajo vazhdon edhe përmes nesh, Një nga faktet interesante që na ka ndodhur muajt e fundit është largimi i vajzës sime për të studiuar në Munih, në Fakultetin e muzikës dhe teatrit.

Imagjinoni, zyra qendrore e Hitlerit ishte në Fakultetin e muzikës dhe teatrit në Munih. Nuk e dija këtë fakt, por vajza ime më mori në telefon dhe më tha: Mami, unë këndoj në zyrën e tij!

Imagjinoni, këtë ndërtesë, ku unë krijoj sot, fakulteti im ishte i tyre, idetë dhe planet e tyre ishin shkruar në zyrë, ku këndoj sot! A nuk është kjo dëshmi se e keqja nuk mund të fitojë kurrë?! Unë jam e lirë këtu, Munihu është shtëpia ime e dytë, ndërsa për stërgjyshen time ky vend ka qenë një tmerr, sa çudibërëse është jeta!

Kështu që mesazhi im sot është se ne duhet të pajtohemi me të kaluarën, por kurrë mos ta harrojmë atë. Forca e këtyre grave tregon pikërisht këtë!

Historia transmetohet, mbahet mend, nuk harrohet, por e ardhmja është ajo për të cilën duhet të përpiqemi dhe të punojmë së bashku!

Këto gra dhe forca e tyre do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sime dhe frymëzim për të vazhduar të përballoj fuqishëm sfidat e së ardhmes sime!

Kurrë më prapë!

Ne kujtojmë!

(Departamenti për hulumtimin dhe edukimin për Holokaustin në ITShKSh-Shkup)

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle