Në ditën e sotme SQ

Në ditën e sotme

15 maj 2022 (MIA)

1536. – Gjykata angleze e shpalli për fajtore Ana Bolen, bashkëshorten e dytë të mbretit Henri i Tetë, për tradhlti bashkëshortore dhe incest me vëllain e tij lordin Rosfor. Dy ditë më vonë, kryepeshkopi Krenmer “konstatoi” se martesa (e lidhur në vitin 1533) është e pavlefshme. Për shkak të kësaj, Henri e prishi lidhjen me Kishën Katolike për shkak se papa është kundërshtuar për martesën, ndërsa “kurorëshkelësja” së shpejti ishte ekzekutuar, pas çfarë Henri i Tetë u martua edhe katër herë për shkak se nuk kishte fëmijë mashkull.

1571. – Përvetësuesit tatarë e dogjëm Moskën.

1767. – Xhenova Francës ia shiti ishullin Korzika.

1797. – Trupat e gjeneralit francez Nepoleon Bonaparta, i cili në Itali e udhëhoqi fushatën ushtarake dyvjeçare të suksesshme kundër Austrisë, hynë në Milano.

1859. – Në Paris ka lindur Pjer Kiri, kimist dhe fizikant i njohur. Së bashku me bashkëshorten e tij, Mari, ai punoi mbi  magnetizmin dhe radioaktivitetin.

1886. – Vdiq poetja e njohur amerikane Emili Dikinson. Ajo shkroi të paktën 800 poema, pesë prej të cilave  mbetën të pabotuara deri pas vdekjes së saj.

1923. – Britania e Madhe e njohu Transjordaninë si shtet i pavarur, nën emrin Abdullah.

1940. – Armata holandeze në Luftën e Dytë Botërore kapituloi dhe iu dorëzua trupave gjermane.

1955. – U nënshkrua në Vjenë midis Britanisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe BRSS, ‘Traktati i Vjenës’, në  bazë të të cilit Austria rimori pavarësinë.

1957. – Britania bëri provën e bombës së parë me hidrogjen në Ishullin e Pashkëve në Paqësor.

1974. – Në Beograd konstituohet Kuvendi i parë i delegatëve të RSF Jugosllavisë, në të cilën kryetar u bë Kiro Gligorov.

1987. – Vdiq aktorja amerikane e filmit Rita Hejvort, seks simboli amerikan, në vitet e 40-ta të shekullit 20-të.

1992. – Në Pert, Australi, është hapur Qendra e parë informative e Maqedonisë jashtë kufujve të Republikës së Maqedonisë.

1992. – Forcat e Frontit Popullor të opozitës në Azarbajxhan hoqën presidentin Ajaz Mutalibov nga posti vetëm  një ditë pasi parlamenti e rivendosi atë në këtë post.

1996. – Udhëheqësi i krahut të djathtë Atal Bihari Vazhpajë u bë kryeministri i parë nacionalist i Indisë, pasi partia e tij Bharatija Xhanata u shkri si partia e vetme e madhe në parlament.

1999. – Astronomët zbuluan sistemin e parë diellor jashtë sistemit tonë, me tri planete të mëdha që rrotulloheshin rreth një ylli si Dielli.

2006. – SHBA i ripërtëriu tërësisht marrëdhëniet diplomatike me Libinë.

2007. – Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në shpërthimin e bombës në një hotel në qytetin Peshevar të Pakistanit. Boma ka shpërthyer në recepsionin e një hoteli katërkatësh “Merhaba”, i cili ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, në afërsi të xhamisë Masxhid Mohabat Kan.

2007. – Të paktën 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa 60 të tjerë janë lënduar kur një kamion-bombë përplot me klor ka shpërthyer afër tregut në fshatin shiit Abu Sejdah, në provincën irakiane Diala, në verilindje të Bagdadit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle