Evropë SQEvropë.Portal SQ

Në Britani të Madhe janë konfiskuar kriptovaluta prej 250 milionë dollarë

– Policia britanike konfiskoi kriptovaluta në vlerë prej 180 milionë funtë (250 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e hetimit për pastrim parash, që është deri më tani konfiskimi më i madh i këtij lloji në Britaninë e Madhe.

Londër, 13 korrik 2021 (MIA) – Policia britanike konfiskoi kriptovaluta në vlerë prej 180 milionë funtë (250 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e hetimit për pastrim parash, që është deri më tani konfiskimi më i madh i këtij lloji në Britaninë e Madhe.

“Konfiskimi i sotëm është edhe një ngjarje e rëndësishme në këtë hetim, i cili do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që të zbulohet cila qendër qëndron pas aktiviteteve të dyshimta për pastrim parash”, deklaroi detektivi i policisë Xho Rajan.

Ky konfiskim i madh vijon pasi më 24 qershor ishte bërë konfiskim i kriptovalutave prej 114 milionë funtë. Në aksionin është arrestuar gruaja 39-vjeçare nën dyshimin për vepër të kryer penale pastrim parash. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle