0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQ

Në Angli prej sot janë hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit

Në Angli prej sot janë hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit ku është shpallur Ditë e lirisë edhe pse gjatë disa javëve të fundit në Britani të Madhe është regjistruar numër i shtuar i personave të infektuar.

Londër, 19 korrik 2021 (MIA) – Në Angli prej sot janë hequr pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit ku është shpallur Ditë e lirisë edhe pse gjatë disa javëve të fundit në Britani të Madhe është regjistruar numër i shtuar i personave të infektuar.

Fushat e sportit dhe sallat e mëdha prej sot janë hapur me kapacitet të plotë si dhe diskotekat, ndërsa nuk ka tashmë asnjë kufizim në objektet hotelerike- pabet.

Mbajtja e maskës nuk është më e domosdoshme, por rekomandohet në transportin publik dhe dyqanet. Puna nga shtëpia nuk është më e domosdoshme.

Në pjesët tjera të Britanisë së Madhe- Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore- janë hequr vetëm disa nga masat kundër koronavirusit.

Por në disa javë të fundit në Britani të Madhe shënohet rritje e numrit të të infektuarve, ndërsa dy ditë radhazi në vend ka mbi 50.000 të sapoinfektuar.

Mes të infektuarve është edhe ministri i Shëndetësisë, Saxhid Xhavid i cili është në vetizolim.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson ka ftuar në kujdes, ndërsa edhe vetë është izoluar si masë e kujdesit, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle