Magazinë SQ

Ndërroi jetë personi i fundit i lindur në shekullin e 19-të

Franciska Suzano, e njohur edhe me pseudonimin Lola për të cilën besohet se ishte personi më i moshuar në botë dhe personi i fundit i gjallë i lindur në shekullin e 19-të, ajo ndërroi jetë pardje në shtëpinë e saj në Filipine.

Kabankalan, 24 nëntor 2021 (MIA) – Franciska Suzano, e njohur edhe me pseudonimin Lola për të cilën besohet se ishte personi më i moshuar në botë dhe personi i fundit i gjallë i lindur në shekullin e 19-të, ajo ndërroi jetë pardje në shtëpinë e saj në Filipine.

Sipas Librit të Ginisit të Rekordeve, Lola i gjet në listën e gjatë të kandidatëve për persona më të moshuar në botë, pasi në vitin 1997 në moshën 122 vjeçare ndërroi jetë francezja Zhan Kalmen, shkruan “Dejli telegraf”. Arsyeja për vdekjen e Suzano ende nuk është konfirmuar, por dihet se ajo nuk ka pasur simptome të Kovid-19. Kjo grua, e cila muajin e kaluar e festoi ditëlindjen e 124, ka lindur më 11 shtator të vitit 1897, kur  vendi i saj ende ishte nën sundimin spanjoll, dhe ka qenë pothuajse bashkëkohëse edhe e mbretëreshës së famshme britanike Viktoria.

Politikani Rodolfo Ordens bëri peticion pas ditëlindjes së saj të fundit, duke i bëri thirrje Shtëpisë Përfaqësuese, si mirënjohje të “arritjes së saj monumentale” të ndajë 15.00 funta.

Lola  konsiderohet si personi më i moshuar në Filipine, ndërsa Libri i Ginisit të Rekordeve kontrollon nëse në të vërtetë ka qenë edhe personi më i moshuar në botë. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle