Kuriozitete SQMagazinë SQ

Ndërroi jetë karikaturisti danez Kurt Vestergard

Karikaturisti danez Kurt Vestergard ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. Ai vdiq i qetë në gjumë pas një sëmundje të gjatë, më 14 korrik në Kopenhagë, bëri të ditur familja e tij.

Kopenhagë, 19 korrik 2021 (MIA) – Karikaturisti danez Kurt Vestergard ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. Ai vdiq i qetë në gjumë pas një sëmundje të gjatë, më 14 korrik në Kopenhagë, bëri të ditur familja e tij.

Vestergardi  u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2005 pasi një seri vizatimesh  të Profetit Muhamend të tij u botuan në të përditshmen konservatore, “Gjilanas Posten” e shkaktuan krizën më të madhe të politikës së jashtme të Danimarkës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Katër muaj pas publikimit, ato u bënë bazë në disa vende myslimane. Disa nga protestat u bënë edhe të dhunshme.

Ambasadat daneze dhe norvegjeze u sulmuan dhe dhjetëra njerëz u vranë.

Polemika për vizatimet solli edhe në mosmarrëveshje diplomatike midis Danimarkës dhe vendeve të tjera. Karikaturat përfundimisht çuan në një debat rreth kufijve të fjalës së lirë dhe pyetjeve rreth fesë.

Një nga karikaturat që shkaktoi një reagim të veçantë tregonte profetin që kishte veshur një çallmë në formën e një bombe.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Kurt Vestergard, u desh të jetonte nën mbrojtjen e policisë në një adresë sekrete. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle