0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQ

Ndërpritet akciza shtesë për karburantin dizell, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Ndërpritet akciza shtesë e naftës dizell me ç’rast qytetarët do të paguajnë dy denarë çmim më të ulët. Qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve përmes akcizës variabile e cila varet nga çmimi i berzës botërore.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Ndërpritet akciza shtesë e naftës dizell me ç’rast qytetarët do të paguajnë dy denarë çmim më të ulët. Qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve përmes akcizës variabile e cila varet nga çmimi i berzës botërore.
Me ndryshmet që u realizuan në Ligjin për akciza në prill të këtij viti u siguruam që nuk ka rritje të çmimeve të karburanteve, kështu që vendosëm margjinë variabile që është e lidhur me çmimin e barel karburantit të berzës botërore. Kështu që nëse çmimi i naftës në berzën botërore rritet, kjo margjinë do të ulet, gjë që do të ndikojnë në çmimin përfundimtar të karburanteve te ne.
Sipas zgjidhjes ligjore akciza shtesë prej tre denarëve te benzinat është paraparë nëse çmimi i berzës botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është mes 390 dhe 590 dollarë për ton akciza plotësuese është 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton atëherë akciza plotësuese është 0 denarë, gjegjësisht ndërpritet.
Te karburanti dizell dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri është paraparë akcizë shtesë prej 3 denarë nëse çmimi i berzës botërore është nën 400 dollarë. Akciza shtesë prej 2 denarë është paraparë për diellin atëherë kur berza botërore është mes 400 dhe 600 dollarë për ton dhe nëse çmimi i berzës botërore është mbi 600 dollarë është 0 denarë.
Në përputhje me zgjidhjen ligjore janë krijuar kushte për ndërprerjen e akcizës shtesë te karburanti dizell, për të cilën Komisioni Rregullator sot e solli vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjeve me pakicë  të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport. Paraprakisht u plotësuan kushtet për ndërprerjen e akcizës shtesë te benzinat.
Të gjitha masat që Qeveria i ndërmerr janë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, të mbështetjes së ekonomisë, si dhe kategorive më të prekshme të qytetarëve dhe janë të miratuara në konsultim me të gjithë aktorët  relevant në shoqëri.
Gjithashtu duhet te ketë kujdes në kushte të pandemisë që e kaploi botën, në mënyrë kompetente të përgjigjemi për uljen e pasojave.
Në këtë drejtim janë edhe masat e miratuara në gjashtë pakot e masave anti-krizë, ndërsa në këtë drejtim është edhe ulja e TVSH-së te energjia elektrike për amvisëritë.
Gjendja kontrollohet vazhdimisht dhe nëse ka nevojë reagohet në mënyrë kompetente. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle