0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Ndërprerje të votimit në disa vendvotime, me UV llambë dhe sprej po votohet në shtatë vendvotime

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp kumtoi se votimi në Zgjedhjet lokale në shtatë vendvotime po zhvillohet me UV llambë dhe sprej, si në zgjedhjet e kaluara, për shkak të pamundësisë për përdorim të pajisjeve për shenja të gishtit. Gjithashtu informoi edhe se në cilat vendvotime ka pasur ndërprerje në votim.

Shkup, 17 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp kumtoi se votimi në Zgjedhjet lokale në shtatë vendvotime po zhvillohet me UV llambë dhe sprej, si në zgjedhjet e kaluara, për shkak të pamundësisë për përdorim të pajisjeve për shenja të gishtit. Gjithashtu informoi edhe se në cilat vendvotime ka pasur ndërprerje në votim.

Sipas tij, ndërprerje ka pasur në Komunën e Bogovinës në vendvotimin 2063 për më pak se një orë, në Komunën e Butelit në vendvotimin 2914 më shumë se një orë, në Komunën e Gjevgjelisë në vendvotimin 0348 një orë e 40 minuta, në Komunën e Gostivarit në një vendvotim ka pasur ndërprerje të vogël, në Debarcë në vendvotimin 1315 ka pasur ndërprerje prej dy orëve, në Demir Hisar në vendvotimin 0630 ka pasur ndërprerje prej dy orëve, në Likovë në vendvotimin 1616 ka pasur ndërprerje prej 30 minutave, në Makedonski Brod në vendvotimin 0258 më shumë se një orë.

Në Novo Sellë në vendvotimin 1774 ka pasur ndërprerje dy orë e 55 minuta dhe atje votimi ka vazhduar me UV llambë dhe sprej, sepse, siç tha Dashtevski, nuk mund të kryhej përmirësimi teknik.

Në Pehçevë ka pasur ndërprerje në dy vendvotime nga 15 minuta, në Radovish në vendvotimin 1584 ka pasur ndërprerje prej një orë e 36 minuta, në Rosoman në vendvotimin 0716 ka pasur ndërprerje prej një orë e 50 minuta, në Sopishte në vendvotimin 2415 ka pasur ndërprerje prej dy orëve, në Nagoriçan të Vjetër në vendvotimin 1162 ka pasur ndërprerje prej më pak se një ore dhe atje po votohet me UV llambë dhe sprej, në Llabunishtë në vendvotimin 1907 ka pasur ndërprerje prej dy orëve, në Strumicë në vendvotimin 1739 ka pasur ndërprerje një orë e 30 minuta, në Studeniçan në vendvotimin 2354 ku votimi ka vazhduar me UV llambë dhe sprej, në Qendër në vendvotimin 2867 ka pasur ndërprerje një orë e 30 minuta, në Çair në vendvotimin 2942 ka vazhduar me UV llambë dhe sprej, në Çeshinovë Obleshevë në një vendvotim ka pasur ndërprerje prej 30 minutave, dhe në dy vendvotime 1468 dhe 2478 në fshatrat në rrethinë të Çuçer Sandevës po votohet me UV llambë dhe sprej.

Në këto vendvotime ku ka pasur ndërprerje Dashtevski theksoi se votimi do të vazhdojë për aq kohë sa ka vazhduar ndërprerja.

Nuk ka vendvotime ku ka pasur ndërprerje më shumë se tre orë. ab

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle