
Shkup, 1 shkurt 2022 (MIA) – Për shkak të reshjeve të borës, sot në mëngjes prej orës 08:30 është vendosur ndalesë për automjetet transportuese në akset rrugore Kërçovë – Strazhë dhe Gostivar – Strazhë. Ndalesë për qarkullimin e kamionëve ka në aksin Mavrovë – Dibër si edhe në aksin rrugor Strugë – Qafthanë, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët e tjera po zhvillohet pa pengesa. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.