0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQEkonomi SQ

Nacevska: Qëndrueshmëria e denarit dhe masat e BP-së krijojnë hapësirë për rritje të kursimit në denarë

- Spirancë bazë e cila mundëson tejkalim të shumë sfidave në të kaluarën, por edhe tani, është përcaktimi i fuqishëm i Bankës Popullore për zbatim të strategjisë monetare të kursit të qëndrueshëm devizor të denarit, si shtyllë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së ekonomisë vendore. Për zbatimin efikas dhe funksionimin e politikës monetare, veçanërisht në periudha të pasigurta, kontribut të rëndësishëm kanë tregjet financiare dhe bankat të cilat i ndjekin sinjalet e bankës qendrore dhe reagojnë në mënyrë adekuate përmes politikave dhe aktiviteteve të tyre afariste. Këtë e theksoi zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska në fjalimin përshëndetës në Asamblenë e 27-të vjetore të shoqatës ACI në tregjeve financiare, njoftoi Banka Popullore e RMV-së.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle