0_Web_Aktuale SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Murseli: Në Tetovë në çdo vendparkim ekzistues dhe të ri do të ketë vende të rezervuara dhe falas për personat me nevoja të veçanta

Kandidati për kryetar komune  nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli sonte mbajti mitingje në lagjet Cetinska dhe Gam Gam në Tetovë.

Tetovë, 7 tetor 2021 (MIA)– Kandidati për kryetar komune  nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli sonte mbajti mitingje në lagjet Cetinska dhe Gam Gam në Tetovë.

Në fjalimin e tij Murseli u kthye në nevojën si kryetar i ardhshëm i komunës të punojë  më shumë në çështjen me vendparkimet.

“Trafiku në Tetovë zhvillohet më ndryshe, përderisa rriten kapacitetet për parkim. Keq është që deri tani asnjë kryetar komune  nuk ka ndërmarrë iniciativë për ta shpëtuar qytetin nga kaosi urbanistik. Planifikojmë ndërtimin e katër  parkingjeve në kate – në hyrje të qytetit te Vero, te gjykata gjegjësisht hapësira e DTV Partizan, në afërsi të kompleksit Bazar dhe deri te stadiuimi i vjetër i qytetit”, potencoi Murseli.

Ai theksoi se do të sigurojë parking falas për personat me nevoja të veçanta.

“Në çdo parking ekzistues dhe të ri, gjithkund në Tetovë do të krijojmë parkingje të rezervuara dhe falas vetëm për personat me nevoja të veçanta. Në çdo parking  në spital, para postës, para komunës, para kompleksit të vjetër, para kompleksit të ri, te qendra pensionale invalidore, te qendra për punësim, te qendra për punë sociale dhe para të gjitha institucioneve publike, do të krijojmë vende speciale për parkim të cilat  do të jenë falas për këtë pjesë të vlefshme të qytetit tonë”, tha Murseli.

Kandidati  për kryetar komune Murseli thotë se shqyrtohet mundësi edhe për ridisenjim të sheshit të qytetit me qëllim që të ndërtohet parking nëntokësor.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle