0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Murseli kandidat i vetëm që ka program për rindërtimin e teleferikut Tetovë Kodra e Diellit

Kandidati i ASH-AAA për kryetar të komunës së Tetovës, Vullnet Murseli përmes profilit të tij në fejsbuk ka shpalosur një pjesë të programit të tij për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit.

Tetovë, 10 tetor 2021 (MIA) – Kandidati i ASH-AAA për kryetar të komunës së Tetovës, Vullnet Murseli përmes profilit të tij në fejsbuk ka shpalosur një pjesë të programit të tij për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit.

“Kodra e Diellit është pasuri e jashtëzakonshme natyrore që mund të sjellë përfitime ekonomike jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për rajonin më të gjerë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht kjo pikë turistike është e mjerueshme: e lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare, pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje në çdo hap, me hedhurina dhe aromë kundërmuese e mbushur me mbetje inerte, me qen endacak etj. Prandaj, ne kemi vendosur Kodrën e Diellit ndër prioritetet kryesore tona për të cilën do të punohet me intensitet të plotë që nga fillimi i mandatit”, tha Murseli. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle