0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQPolitikë SQShoqëri SQ

Mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut në fokus të bisedimeve të Bytyqit me ambasadorin e Luksemburgut, Donkel

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, priti sot ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, z. Filip Donkel, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve. Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe të partneritetit mes dy vendeve, dhe fokusi më i madh në bisedime ishte në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle