Partitë politike SQPolitikë SQ

Mucunski: Më së voni deri të premten rezoluta do t’i parashtrohet Kuvendit

Më së voni deri të premten VMRO-DPMNE do ta parashtrojë rezolutën për rrugën eurointegruese të vendit dhe caktimin e linjave të kuqe, paralajmëroi sot deputeti Timço Mucunski në konferencë për shtyp.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Më së voni deri të premten VMRO-DPMNE do ta parashtrojë rezolutën për rrugën eurointegruese të vendit dhe caktimin e linjave të kuqe, paralajmëroi sot deputeti Timço Mucunski në konferencë për shtyp.

“Tregojmë për moslejimin dhe mospranimin e përvetësimit ekskluziv të historisë, identitetit, traditave dhe çfarëdo forme të hegjemonizmit, pa marrë parasysh se prej nga vjen”, deklaroi Mucunski.

Vlerësojmë, tha deputeti I VMRO-DPMNE-së, se kjo resolute duhet të pranohet me consensus të të gjithë deputetëve sepse ai është një borxh ndaj qytetarëve.

Mucunski, duke e komentuar deklaratën e sotme të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, se atë që ata e ofrojnë me qëllim të mirë, dikush e refuzon për shkak të oportunizmit personal politik dhe për shkak të asaj që BDI ende është parti politike e cila është mjaft thellë e ngujuar në etnopolitikë dhe vështirë se do të dale prej atje.

Konsideron se deklarata e Osmanit është paravan I deklaratave të ngushta partiake të BDI-së. Lidhur me atë se procesi për përgatitje të një dokumenti të këtillë të fillojë prej zeros, Mucunski thotë se përmbajtja e kësaj resolute del nga qëndrimet e dhëna nga institucione të shquara shkencore në shtetin tonë, nga njerëz me bagazh të ndryshëm etnik.

Tani për tani, siç theksoi Mucunski, nuk është dakorduar takim me LSDM-në. Deputeti I VMRO-DPMNE-së, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për marrëveshje mes BDI dhe LSDM-së në pushtet, tha se nga ky koalicion nuk do ta befasonte asgjë.

“Ne këtë resolute do ta ofrojmë në Kuvend. Kryetari I Kuvendit do të ketë obligim nga Rregullorja të njejtën ta vendosë në rend dite për votim”, tha Mucunski, duke shtuar se në mbledhjen plenare do të shihet nëse pranimi I LSDM-së për rezolutën ka qenë paravan. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle