0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

MSH: Rivaksinohen 45 për qind e qytetarëve të rritur

- Të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksina, prej të cilave 884 janë aplikuar  si dozë e parë, 2.257 janë rivaksinuar, ndërsa 109 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.  Duke e përfshirë 16 tetorin gjithsej janë vaksinuar 799.012 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 760.317, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 1.148 qytetarë. Pesëdhjetë e katër për qind  e qytetarë mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë prej 18 deri 39 vjet kanë marrë së paku një dozë vaksinë, kumtoi Ministria e Shëdetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle