0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: Replantacion I suksesshëm I parakrahut tek një pacient në Klinikën për kirirgji plastike dhe rikonstruktive

Në Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktuese me sukses është bërë riplantacioni I parakrahut të djathtë, tek një pacient I cili e kishte prerë parakrahun gjatë punës me sharrë motorike.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Në Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktuese me sukses është bërë riplantacioni I parakrahut të djathtë, tek një pacient I cili e kishte prerë parakrahun gjatë punës me sharrë motorike.

“Replantacioni I ekstremitetit të sipërm është një nga intervenimet kirurgjike më komplekse që përfshin osteosintezë të eshtrave , rivaskularizim –anastomiozë të arterieve dhe të kapilarëve, rikonstruim të nervave dhe të aparatit muskiulor-tetiv dhe riokosntruim të mbulesës së butë indore. Pacienti ishte vetëlënduar me sharrë motorike, ishte pranuar në Klinikën për kirurgji plastike në goditje hemorragjike disa orë pas lëndimit. Menjëherë pas pranimit u organizua ekipi dhe u bë intervenimi kirurgjik sepse tek ky lloj I operacionit ka dritare të vogël kohore për intrervenim (deri 6 orë nga lëndimi)”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti, ceket, është pranuar me dorë të djathtë të amputuar, ndërsa sot nga Klinika e përcjellin të gëzuar dhe të kënaqur me dy duar.

“Ndenja kur pacienti ta shtrin dorën për t’u përshëndetur është e çmueshme. Puna ekipore dhe përkushtimi I personelit çdoherë jep rezultate të suksesshme, Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe më tej”, ceket në kumtesë.

Ky intervenim kompleks u krye nga ekipi I kirurgëve dhe anesteziologëve: nga Klinika unioversitare për korurgji plastike dhe rikonstruktive: Doc.dr. Sofia nPejkova, Dr.Bisera Nikollovska, Dr.Gordana Georgieva, Nga Klinika unoiversitare për kardiokirurgji: Dr.Mishel Andov, nga Klinika universotare për traumatologji Dr.Igor Merxhanovski, nga Klinika universitare për anestezion, reanomacion dhe mjekim intensiv Dr.jasna Bushinoska. Gjithashtu, ekipi ka qenë në komunikim  të vazhdueshëm me Prof.Dr.Oskar Azman, kirurg plastik nga Universiteti mjekësor në Vjenë dhe profesor viziting në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe në profiling e tij në Fejsbuk kumtoi se e ka vizituar pacientin në Klinikë.

“Sot në mëngjes në Klinikën për kirurgji plastike dhe rikonstruktive e vizitova 54-vjeçarin Xhafer Alia, të cilit I ishte replantuar dora e djathtë. Para një muaji e gjysmë Xhaferi u vetëlëndua, e preu parakrahun e djathtë, duke punuar me sharrë motorike dhe në Klinikë ishte pranuar në gjendje të rëndë. Tani pacienti ndihet mirë, I gëzuar që sërish mund ta përdorë dorën e tij të djathtë. Lloji I këtillë I operacionit në Klinikë nuk është kryer në 30  vitet e fundit, kolegët  dhe tërë ekipin mjekësor I uroj për suksesin”, shkroi Filipçe. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle