0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: Qytetarët të vaksinohen masivisht, të gjitha vaksinat janë të sigurta

Pas detektimit të shtatë pacientëve tek të cilët është konstatuar prania e variantit Indian, doli që të njejtët nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e konfirmon faktin se sa është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen sa më shpejtë, kumtuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Pas detektimit të shtatë pacientëve tek të cilët është konstatuar prania e variantit Indian, doli që të njejtët nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e konfirmon faktin se sa është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen sa më shpejtë, kumtuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, vaksinimi është mënyra e vetme për t’u parandaluar përhapja e llojit delta në vend, e me atë të parandalohet edhe vala e re e mundshme e virusit.

“Lloji delta është I pranishëm në rreth 100 vende në botë, prej këtu, ne si shtet nuk mund të bëjmë përjashtim që ai të përhapet edhe tek ne. Gjendja në vendin tonë, shikuar nga aspekti epidemiologjik tani për tani është e qetë, çdo ditë po ndiqet situata dhe po bëhen analiza të së njejtës. Megjithatë, lloji delta ka transibilitet të lartë, prej këtu është me rëndësi që qytetarët të vaksinohen masivisht”, theksojnë në kumtesë.

Nga MSH sqarojnë se të gjitha informatat zyrtare nga institucione shëndetësore ndërkombëtare, analiza vendore të ekspertëve dhe profesionistëve në fushën e virusologjisë dhe epidemiologjisë, tregojnë për atë se mënyra e vetme është të parandalohet përhapja e llojit delta apo llojeve të tjera të SarsCov2 është vaksinimi.

Me atë rast, shtojnë se të gjitha vaksinat që janë tek ne janë të sigurta, të njohura nga OBSH-ja dhe institucionet nacionale të vendeve që I prodhojnë.

“Secila vaksinë është efikase dhe mbron nga forma e rëndë e sëmundjes, komplikimet apo rastet e vdekjes. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjendjen stabile. Tashmë nga e hëna, 12 korrik, vaksinimi në vend do të zhvillohet edhe pa termin të caktuar, ndërsa do të fillojë edhe vaksinimi në terren kështu që vaksinat do të jenë të kapshme për secilin dhe çdokund”, ceket në kumtesë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve se është me rëndësi të kryejmë vaksinim të shpejtë dhe efikas, prandaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk janë paraqitur deri më tani për vaksinim, të vaksinohen sa më parë. ab/

epa08905810 Romanian nurse Nedelciu Teodora (R) is receiving her first dose of the Covid-19 Pfizer-BioNTech vaccine, at the special vaccination compound of Dr. Victor Babes Infectious Diseases Hospital, in Bucharest, Romania, 27 December 2020. Romania started a vaccination campaign against the coronavirus disease (COVID-19) in the morning on 27 December 2020. Some 12.5 million doses of the vaccine were shipped to European countries after the European Medicines Agency (EMA) gave the green light to the EU to start COVID-19 vaccinations in the coming days using shot jointly developed by US company Pfizer and its German partner BioNTech. EPA-EFE/ROBERT GHEMENT

Butoni Kthehu në krye
Mbylle