0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

MSH: Mbërriti ilaçi “Kalideko” për pacientët me fibrozë cistike

– Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se sot pacientëve në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve u është dërguar ilaçi “Kalideko”, terapi për pacientët me fibrozë cistike të cilët janë bartës të mutacionit të klasës III „gatting“.

Shkup, 6 gusht 2021 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se sot pacientëve në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve u është dërguar ilaçi “Kalideko”, terapi për pacientët me fibrozë cistike të cilët janë bartës të mutacionit të klasës III „gatting“.

Kjo terapi, të cilën e bleu Ministria e Shëndetësisë, siç njoftohet, është për tre pacientë të cilët e kanë këtë sëmundje të rrallë, me çka iu siguroi ilaç për tërë vitin.

“Ministria e Shëndetësisë duke filluar që nga viti 2017 është në komunikim të rregullt me shoqatat e pacientëve me sëmundje të rralla, ndërsa me qasjen e tillë dukshëm u rriten buxhetet në pjesën e sëmundjeve të rralla. Pas tri vite mbledhje iniciale dukshëm është rritur edhe numri i ilaçeve të cilat janë përfshirë në programin për sëmundje të rralla dhe janë falas për këta pacientë. Me ribalancin e buxhetit për vitin 2021 për trajtim të pacientëve me sëmundje të rralla janë siguruar 580 milionë denarë, që është dukshëm më shumë, në krahasim me vitin 2017, kur për buxhetin e këtij programi ishin ndarë 214 milionë denarë”, qëndron në kumtesë. fc/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle