0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQShoqëri SQ

MSH: Janë rivaksinuar 48 për qind e qytetarëve të rritur, 58.132 e morën dozën e tretë

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.207 doza të vaksinës, prej të cilave 1.515 janë aplikuar si dozë e parë, 930 janë rivaksinuar, ndërsa 1.732 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 16 nëntor, gjithsej janë vaksinuar 817.079 qytetarë, janë rivaksinuar 786.941, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 58.132 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle