0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: Dje janë vaksinuar 14.230 qytetarë, gjithsej deri më tani janë vaksinuar 506.033

 Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 506.033 qytetarë.  Dozën e parë e kanë marrë 3.770  qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 14.230.  Në shtet gjithsej janë aplikuar 878.290 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 372.257 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle