0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: Dje janë aplikuar 14.084 vaksina, deri tani janë vaksinuar 390.623 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesë në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 492.662 qytetarë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Vaksinimi po zhvillohet pa pengesë në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 492.662 qytetarë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në pikat e vaksinimit në shtet në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej  390.623 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 9.493 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 14.084 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 627.948 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 237.322 qytetarë.

 “Në pajtim me numrat e fundit 53 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 50 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 45 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

  Vaksinimi, siç theksojnë nga Ministria,  zbatohet sipas planit nacional për imunizim. Vaksinohen personat e moshuar, qytetarë të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb platformën  vakcinacija.mk ndërsa vaksinohen edhe personat e punësuar  në infrastrukturën kritike.

Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në shtet dhe atë në QS A1 “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë dhe u bëjnë  apel qytetarëve masovikisht të paraqiten në  vakcinacija.mk sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë  për t’u vaksinuar. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle