0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: Deri më tani janë vaksinuar 763.965 qytetarë, vetëm dje 13.493

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit, ndërsa në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese të vendit dhe në terren, përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 763.965 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 2.057 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 13.496 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.411.735 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 647.769 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle