0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MSH: 69 për qind e rasteve të reja dhe 80 për qind e të vdekurve me Kovid-19 janë të pavaksinuar

- Në periudhën prej 6 gusht deri dje në territorin e shtetit 53.682 qytetarë janë pozitivë nga të testuarit me Kovid-19 prej të cilëve 31 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, gjegjësisht 16.702 persona. Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për muajt e kaluar, 36.980, qytetarë, gjegjësisht 69 për qind e rasteve pozitive me Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është e madhe, nga 534 pacientët e hospitalizuar për momentin, 123 janë plotësisht të vaksinuar, qëndron në analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive me Kovid-19, që sot e publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle