0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

MPJ: U formua shtabi i krizave për aksidentin në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme formoi shtab të krizave në lidhje me aksidentin që ndodhi në Bullgari në të cilin humbën jetën së paku 45 persona.

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme formoi shtab të krizave në lidhje me aksidentin që ndodhi në Bullgari në të cilin humbën jetën së paku 45 persona.

“Duke e pasur parasysh aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, në të cilin shumë shtetas tanë e humbën jetën e tyre, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në Ministri tashmë funksionon shtabi i krizave në lidhje me fatkeqësinë”, citon MPJ.

Ministria gjithashtu informon se dy të punësuarit e saj janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të ndihmojnë rreth të gjitha procedurave lidhur me ngjarjen tragjike.

“Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme hap linjë speciale telefonike, në të cilën të gjithë personat e brengosur, familjarë dhe anëtarë të familjeve mund të drejtohen për këshillë plotësuese në numrin telefonik 075/ 273-732”, informojnë nga MPJ. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle