Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

MPJ-të e BE-së do të miratojnë deklaratë për “migrimin e pakontrolluar nga Afganistani”

Ministrat e Punëve të Brendshme të Evropës sot në Bruksel do të mbajnë takim urgjent në të cilin do të miratojnë deklaratë në të cilën thotë se janë të vendosur të veprojnë për parandalimin e migrimit të pakontrolluar nga Afganistani, thuhet në projekt-dokumentin në të cilin kontroll kanë pasur disa agjenci botërore.

Bruksel, 31 gusht 2021 (MIA) – Ministrat e Punëve të Brendshme të Evropës sot në Bruksel do të mbajnë takim urgjent në të cilin do të miratojnë deklaratë në të cilën thotë se janë të vendosur të veprojnë për parandalimin e migrimit të pakontrolluar nga Afganistani, thuhet në projekt-dokumentin në të cilin kontroll kanë pasur disa agjenci botërore.

Qeveritë e vendeve-anëtare të Be-së dëshirojnë të shmangin përsëritjen e valës kaotike të emigrantëve të viti 2015, për çka ata ishin të gatshëm dhe e cila shkaktoi ndasi brenda Unionit, si edhe rritje të mbështetjes për partitë politike ekstreme të djathta.

“Në bazë të leksioneve të mësuara, jemi të vendosur të punojmë së bashku që të përgatisim përgjigje të koordinuar dhe përkatëse me qëllim që të parandalojmë edhe një valë masive të pakontrolluar të emigrantëve, me çfarë jemi përballuar në të kaluarën”, thuhet në dokument.

Deklarata nuk saktëson se çfarë masash do të ndërmerren. 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle