0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë BotëPolitikë SQShoqëri SQ

MPJ-ja e Bullgarisë do të japë ndihmë të plotë te autoritetet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me aksidentin

- Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në suaza të kompetencave të saj ia jep gjithë ndihmën e nevojshme Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me fatkeqësinë në autostradën "Struma", kumtoi Pres qendra e MPJ-së bullgare.

Sofje, 23 nëntor 2021 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në suaza të kompetencave të saj ia jep gjithë ndihmën e nevojshme Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me fatkeqësinë në autostradën “Struma”, kumtoi Pres qendra e MPJ-së bullgare.

Këtë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ua porositi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev, kryeministrit Zoran Zaev, shefit të Diplomacisë Bujar Osmani dhe ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Stoev paraprakisht sot e priti delegacionin qeveritar në spitalin “Pirogov” në Sofje, ku i vizituan viktimat në aksidentin e rëndë. Për gjendjen e pacientëve dhe kujdesin për to ka informuar drejtori i spitalit prof. Ivan Poromanski.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup janë në kontakt të përhershëm me MPJ-në e Maqedonisë së Veriut dhe me përfaqësinë e saj diplomatike në Sofje, shtohet në kumtesë.

Nga institucionet kompetente bullgare është kërkuar të sigurohet  hyrje prioritare dhe pa ndërprerë në Bullgari e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe përfaqësuesve mediatik nga vendi duke e marrë parasysh aspektin humanitar të rastit.

Ministria bullgare në suaza të kompetencave të saj i jep ndihmë edhe ekipit të mjekëve nga mjekësia gjyqësore, si dhe të punësuarve  në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të arrijnë në Bullgari në lidhje me fatkeqësinë, theksohet në kumtesë. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle