Ballkan SQBallkan.portal SQLajme nga bota SQSvet.Slajder SQ

MPJ bullgare: I bëjmë thirrje Rusisë që të tregojë respekt për zgjedhjen e Bullgarisë dhe anëtarësimin e saj në NATO

Në qëndrimin e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme të shprehur në rrjetet sociale thuhet se territoret kombëtare të vendeve-anëtare të NATO-s janë territore të Aleancës. Forcat e armatosura të vendeve anëtare janë po ashtu forcat e armatosura të NATO-s. Sipas qëndrimit të Sofjes, kjo del nga Marrëveshja e Uashingtonit për themelimin e NATO-s, e cila u ratifikua nga të gjitha vendet-anëtare. Marrëveshja nga Uashingtoni nuk parashikon “kategori të dytë” të vendeve-anëtare, të cilave mbrojtja kolektive zbatohet në mënyrë selektive ose në vëllim të kufizuar.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle