0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

MPB: Alarmi për sulm i rrjeshëm

Alarmi për sulm është i rrejshëm, kumtoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup, 30 nëntor 2021 (MIA) – Alarmi për sulm është i rrejshëm, kumtoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme.

“E njoftojmë opinionin se MPB i ka bërë kontrollet e nevojshme dhe është përcaktuar se alarmi për sulm është i rrejshëm. Janë duke u ndërmarrë masa për përcaktimin e këtij alarmi dhe ndërmarrjen e masave përkatëse dhe sanksioneve kundër personit i cili në mënyrë të rrejshme është paraqitur”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Që atje u shprehin falënderim qytetarëve për durimin dhe mediave për raportin profesional ndaj situatës.

Pasdite për shkak të një alarmi për sulm disa objekte në qendër të qytetit në mesin e së cilave edhe objekti ku janë vendosur Agjencia e Lajmeve MIA, Sekretariati për Çështje Evropiane, Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, Policia financiare, Inspektorati për Mjedis Jetësor janë evakuuar ndërsa janë bllokuar të gjitha rrugët që çonin drejt Teatrit Popullor. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është duke vepruar mbi një alarm për sulm pasi një person ishte paraqitur në biletarinë e Teatrit Popullor të Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle