0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

Mot me diell, i ftohtë dhe me erë

Shkup, 15 janar 2022 (MIA) - Moti do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë vranësira të lehta deri mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë herë pas here erë e fortë veriperëndimore deri në veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -7 deri në 3, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë. Deri të hënën do të mbajë mot stabil dhe i thatë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here me erë të fortë nga drejtimi verior. Të dielën dhe të hënën në disa lugina do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit, ndërsa të martën priten reshje lokale bore, vetëm në vende më të ulëta, kohë pas kohe reshje shiu.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle