0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare paradite nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite në pjesën e epërme të Vardarit nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 39 gradë Celsius. UV=8.

Shkup, 17 gusht 2021 (MIA) – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare paradite nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite në pjesën e epërme të Vardarit nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 39 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, paradite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Të mërkurën do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore përgjatë Vardarit që do të shkaktojë që temperaturat e ditës ditëve në vijim të jenë më të ulëta për disa gradë Celsius.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle