0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë nesër dhe pasnesër me temperatura rreth 40 gradë

Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura maksimale përgjatë Vardarit do të jenë rreth 40 gradë. Të premten edhe më tej do të jetë shumë nxehtë, vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm lokal, bubullima, erë të përforcuar, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura maksimale përgjatë Vardarit do të jenë rreth 40 gradë. Të premten edhe më tej do të jetë shumë nxehtë, vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm lokal, bubullima, erë të përforcuar, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Mot të paqëndrueshëm në disa vende do të ketë edhe ditëve të fundjavës, ku në orët e pasdites vende-vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me paraqitjen e breshrit. Temperatura këto dy ditë do të jetë më e ulët për disa gradë, theksojnë nga DPHM-ja. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle