0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me shi

- Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore përkohësisht do të jetë i vranët, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle