0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Misajllovski: VMRO-DPMNE fitoi në 21 komuna në rrethin e parë të zgjedhjeve

VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp kumtoi se në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale kandidatët për kryetarë të komunave nga partia fituan në Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel, Gazi Babë, Vinicë,  Zërnovci, Petrovec, Ilinden, Shtip, Karbinci, Sveti Nikole, Veles, Gradsko, Bosillovë, Negotinë, Kavadar, Prilep, Mogillë, Novaci dhe Jegunoc.

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp kumtoi se në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale kandidatët për kryetarë të komunave nga partia fituan në Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel, Gazi Babë, Vinicë,  Zërnovci, Petrovec, Ilinden, Shtip, Karbinci, Sveti Nikole, Veles, Gradsko, Bosillovë, Negotinë, Kavadar, Prilep, Mogillë, Novaci dhe Jegunoc.

Nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovski, në konferencë për shtyp theksoi edhe se priten rezultatet nga komuna e Shkupit, Gjorçe Petrov, ku shpresojnë se gjithashtu kandidati i tyre do të fitojë në rrethin e parë.

Theksoi se plotësisht me këtë, VMRO-DPMNE ka fitore bindëse në listën e këshilltarëve për qytetin e Shkupit, kryesuar nga profesori Trajko Sllaveski dhe epërsi të madhe të Danella Arsovskës.

“Fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për ‘Riprëtëritje të Maqedonisë’ nën numrin rendor 7, krahasuar me lustën e këshilltarëve të koalicionit të kryesuar nga LSDM është mbi 50 mijë vota në dobi të VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE ka fituar numër më të madh votash në lista këshilltarësh në gjithsej 40 komuna. VMRO-DPMNE ka më shumë vota në lista për këshilltarë se LSDM ka fituar në gjithsej 46 komuna”, tha Misajllovski.

Sipas tij, koaliconi i VMRO-DPMNE-së me popullin triumfoi në zgjedhjet lokale, Fitorja u takon edhe të rinjve edhe të moshuarve, edhe të krishterëve edhe myslimanëve, edhe maqedonasve, edhe shqiptarëve, edhe turqve, edhe serbëve,e dhe boshnjakëve, romëve, vllehëve, dhe gjithë të tjerëve. Edhe punëtorëve, edhe bujqve, edhe mjekëve, edhe punonjësve të arsimit, tha Misajllovski.

Ndryshimet në Maqedoni, sipas tij, janë të pashmangshme, sepse, siç tha, Maqedonia i fitoi ndarjet, krimin dhe të qenit pa ide, që i krijoi pushteti i Zoran Zaevit.

VMRO-DPMNE, sipas informatave partiake, është në epërsi në rrethin e dytë në 12 komuna dhe atë në Makedonski Brod, Zelenikovë, Çeshinovë Obleshevë, Kratovë, Vasilevë, Novo Sellë, Manastir, Ohër, Kërçovë dhe Bërvenicë.

Misajllovski u bëri thirrje të gjithë votuesve t’i mbështesin kandidatët e partisë opozitare në rrethin e dytë të zgjedhjeve. ab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle