0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQEkonomi SQMakedonija.Slajder SQ

Ministria e Financave vazhdon me debatet publike për reformat tatimore

Ministria e Financave vijon me vazhdën e takimeve në kuadër të debatit publik për Konceptin e reformës tatimore. Sot, në Ministrinë e Financave, ministri Fatmir Besimi, këtë koncept e prezantoi para përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, shoqërive konsulente dhe revizore, si dhe organizatave të bizinesit. Në takim morën pjesë drejtoresha dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska dhe Abdul Selam Selami, si dhe drejtoresha dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov dhe Muarem Asani.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle